Kimia inorganike është degë e kimisë e cila merret me studimin e elementeve kimike, si përhapjen e tyre në natyrë, vetitë fiziko-kimike, mënyren e përfitimit të tyre, komponimet inorganike dhe përdorimin e tyre. Komponimet inorganike janë : oksidet, acidet, bazat dhe kripërat.
Oksidet janë – komponime të oksigjenit me elemente të tjera. Ndahen okside acidike, bazike, amfotere dhe okside neutrale ;
Acidet janë – substanca kimike, të cilat në tretësira ujore lirojnë jonet e hidrogjenit si të vetmet katione.Ndahen në acide njëbazike,dy dhe tre bazike.
Bazat janë – substanca kimike të cilat në tretësira ujore lirojnë jonet hidroksile si të vetmet anione.Ndahen në njëacidike, dy dhe tre acidike .
Kripërat janë – komponime të cilat përbëhen nga katione të metaleve dhe anioneve të jometale eventualisht me mbetje acide.Ndahen në kripëra neutrale, acidike, bazike.



